Rreth 30 000 banorë marrin shërbim të pjesshëm

Prej shumë vitesh spitali i Gramshit vuan mungesën e mjekëve. Që prej vitit 2016 në këtë spital shërbejnë gjashtë mjekë që duhet të kishin dalë në pension 5 vite më parë kanë mbetur specialistët e fundit në këtë spital. Sipas shefit të personelit ata  janë duke u përpjekur që të lidhin kontrata me disa mjekë specialistë por deri më tani i vetmi që ka firmosur është një mjek pensionist që jeton në Tiranë dhe që do të punojë me kohë të pjesshme. Ky spital ofron shërbime shëndetësore për rreth 30 000 banorë.

Edhe për qytetarët e Gramshit mungesa e mjekëve është një problem që duhet të marrë zgjidhje pasi ata janë të detyruar që për një shërbim shpesh të udhëtojnë drejtë spitalit të Elbasanit apo QSUT.

Pjesa më e madhe e të rinjëve që diplomohen në fushën e mjeksisë preferojnë vende pune në qëndra spitalore që janë afër qyteteve të mëdha apo edhe kryeqytetit duke bërë që në spitalet e rretheve të ketë mungesë të personelit.

Sa I takon qarkut të Elbasanit mungesë të bluzave të bardha ka gjithashtu në spitalin e Prrenjasit, Peqinit./EGNATIA NEWS