Manastirliu inspekton Pediatrinë e Elbasanit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, e cila po rehabilitohet me standarde bashkëkohore.
Ministrja e Shëndetësisë tha se ne spitalet rajonale ofrohen sot standardet më të mira të shërbimit për nënën dhe fëmijët, falë investimeve të qeverisë shqiptare.
Pediatria e Spitalit të Elbasanit përfundon rikonstruksionin dhe pajisjet me buxhetin e Shëndetesise 2022 Sinkron Ogerta Manastirliu Ministre e shëndetësisë Buxheti 2022 për shëndetësinë garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.