5 mijë lekë të reja do të jetë shpërblimi që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj gjatë raportimit të saj në Komision.

Sipas saj, 34 milionë dollarë, të cilat janë siguruar tashmë, do të ndahen për të moshuarit.

Më tej ajo ka thënë se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.

“Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Ibrahimaj.