Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas inspektimit në terren të qendrave të numërimit në Tiranë, është nisur drejt Elbasanit. Mësohet se diplomatja amerikane ka vizituar një qendër të numërimit të votave në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’, për të parë nga afër këtë proces

Kim ka takuar komisionerë dhe numërues, ku i ka inkurajuar për të vijuar me përpikëri punën e tyre.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se Kim pyeti nga afër edhe qytetaret sesi e vlerësonin procesin e zgjedhjeve dhe atë të numërimit.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ ambasadorja lajmëroi se edhe gjatë natës së sotme stafi i ambasadës do të vizitojë disa qendra votimi në Tiranë.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. Mirë për të parë një bashkëpunim më të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, ritëm më të shpejtë të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP,”- shkruan Kim.