Në 497 qendra votimi ka përfunduar numërimi nga 511 në total në qarkun e Elbasanit.

Aktualisht në këtë qark, Partia Socialiste është në vend të parë me 83.734 vota, ose 55.15%, e dyta vijon Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim  me 56.417 vota ose 37.16%. Më pas vjen Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka siguruar 6.766 vota, ose 4.46 % të votave.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste në këtë qark merr 8 mandate, ndërsa 6 të mbeturat merren nga Partia Demokratike.

Top Channel