Deputeti demokrat Gent Strazimiri komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv statusin e ambasadores Yuri Kim e cila sot vendosi të caktojë edhe radhën se kush duhet të flasë në foltoren e Kuvendit. Strazimiri theksoi se ky status është qesharak ndërsa theksoi se në atë parlament çfarë nuk ka ndodhur.
Deputeti tregoi edhe rastin kur në 2014 kur u sulmua tre herë brenda gjashtë muajve pasi u quajt dhunë verbale denoncimi i tij ndaj kriminelëve dhe ambasada e SHBA nuk reagoi fare.
Kur e gjithë kjo kthehet në një dramë, s’mund të rri pa u kthyer në retrospektivë për faktin kur parlamenti kishte 19 kriminelë prej Edi Ramës, që flet dhe në emër të SHBA, ky është ‘the guy’.
Ambasadores Yuri Kim po i vjen fundi i mandatit, s’ka bërë një gjest të vetëm diplomatik, bën si kulinariste, si turiste por si diplomate jo.”-tha Strazimiri.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim vendosi sot të marrë rolin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke caktuar edhe radhën se kush duhet të flasë në sallën e Kuvendit.
‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!’, shkruante Yuri Kim në Twitter.