Me dhjetëra të huaj kanë zbarkuar në Shqipëri për të gjetur punë, kryesisht në sektorin e turizmit. Imigrantët vijnë që nga India, Filipinet dhe Indonezia. Ata kanë zbarkuar sot në Vlorë në kërkim të një pune, kryesisht në sektorin e turizmit duke qenë se po afron edhe sezoni i verës

Kjo vjen edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, ku administratorët e njësive turistike në bregdet po tërheqin fuqi punëtore nga vendet e huaja. Imigrantët kanë aplikuar për leje qëndrimi në Drejtorinë e emigracionit në Vlorë.

Kontratat e tyre variojnë nga 6 muaj deri në një vit. Ata theksojnë se do të punojnë në sektorin e turizmit ndërsa shprehen se janë të kënaqur me atë çfarë u është ofruar për të punuar.