Kushi vë përgjegjësinë tek universitetet

Nga universiteti i Elbasanit ku mori pjesë në një aktivitet Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka vendosur theksin në faktin se përgjegjësia kryesore për uljen e numrit të studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë është e universiteteve dhe e programit që ofrohet.Sipas ministres kriteri i mesatares nuk është arsyeja kryesore e uljes së studentëve.

Kerkoi nga universitetet të bëjnë një analizë dhe të nxjerrin arsyet e sakta të uljes së nr të studentëve.

Gjatë këtij takimi ministrja ndau edhe  lajmin e mirë sa i takon universitetit të Elbasanit. Tashmë edhe në këtë universitet do të ofrohen programet e doktoraturës . Ky workshop konsistoi në zhvillimin e  kërkimit Shkencor të universitetit të Elbasanit.