Këto të dhëna u publikuan këtë javë në American Heart Association Journal dhe tregonin se Apple Watch mund të zbulonte dhe aritmitë, përveç fibrilacionit atrial. Analiza e dytë përfshinte kryerjen e një EKG tek pacientët që kishin marrë një njoftim nga Apple Watch për çrregullime në puls. Në këtë studim u përjashtuan pjesëmarrësit që ishin identifikuar më parë me fibrilacion atrial në mënyrë që kompanitë të fokusoheshin më tepër në aritmitë e tjera të pjesëmarrësve.

U analizuan rezultatet e EKG të 450 nga 419,947 pjesëmarrës në studimin Apple Heart Study, ku 297 rezultuan pa fibrilacion atrial. Aritmitë jo-FA u zbuluan në 119 pjesëmarrës (40.1%) me EKG pa shenja FA. 76 pjesëmarrës (30%) raportuan diagnostikim të mëvonshëm të FA.

Një raportim i ri nga Wall Street Journal detajon mënyrat se si Apple po vazhdon të punojë për zhvillimin e sensorëve të rinj për Apple Watch si sensorët për matjen e presionit të gjakut, monitorimin e glukozës në gjak, temperaturën trupore, etj.