Një stuhi e furishme ka goditur një ishull të Pantelleria, në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Tromba e ajrit, sipas asaj që thonë autoritetet ka shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra makinave si dhe dëme të konsiderueshme.

Stuhia ka ndodhur në mënyrë të papritur rreth orës 18 të datës 10 shtator, në zonën mes Campobello dhe Cala Cinque Denti.

Tromba e ajrit ka qenë aq e fuqishme sa ka shkaktuar dy viktima, që ishin në bondin e makinave të tyre dhe janë nxjerrë jashtë nga forca e madhe e stuhisë.

Bëhet fjalë për një punonjës zjarrfikës 47 vjeç dhe një pensionist 86 vjeçar. Kryebashkiaku e shpalli të shtunën ditë zie.