Nuk ka rradhë të gjata
Mëngjesin e sotëm edhe në qytetin e Elbasanit fermerët janë grumbulluar pranë Sektorit të ekspansionit të bujqësisë.
Fermerët të pyetur nga Egnatia News shprehen se ndryshe nga qytetet e tjera nuk ka probleme në marrjen e shërbimeve që u nevoiten sa i takon aplikimit në skemat përfituese të subvencionimit të shpallur nga qeveria.
Shumë nga fermerët ishin nga zona të ndryshme të rrethit Elbasan pasi qeveria lajmeroi zgjerimin e instrumentave tw mbështetjes financiare në bujqësi me qëllim uljen e kostove të prodhimit.Aplikimet për skemën e subvencionit do vijojnë deri më datë 21.