Home ELBASANI SOT VIDEO/EDHE NË SHKOLLËN ZËRA JETE FESTOHET DITA E VERËS

VIDEO/EDHE NË SHKOLLËN ZËRA JETE FESTOHET DITA E VERËS

44

Nxënësit zhvilluan aktivitete në natyrë

Ditën e sotme shkolla speciale Zëra jete organizoi aktivitetin e rradhës me rastin e ditës së verës.

 Ky aktivitet u zhvillua në një ambient të hapur ku çdo nxënës i shkollës kishte përgatitur këngë poezi dhe pjesë të ndryshmë. Të shoqëruar nga mësuesit nxënësit performuan para prindërve të tyre si dhe organizuan lojra të ndryshme me njëri tjetrin.

Dy nga mësueset e kësaj kësaj shkolle u shprehën se të tjera aktivitete priten në të ardhmen

Nxënësit e kësaj shkolle patën mundësi që të shijonin një ditë ndryshe në ambientet e natyrës së Elbasanit.