Janë publikuar fotot e para nga hoteli i akullt për vitin 2021. Hoteli i veçantë në Suedi çdo vit ndërtohet nga e para duke përdorur vetëm borë dhe akull, aty ku kalon Lumi Torne.
Ky hotel do të qëndrojë i hapur deri në Prill të vitit 2021, atëherë kur nis dhe shkrirja e akullit.
Hoteli i akullt u hap për herë të parë në vitin 1989 dhe bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për të gjithë vitin.
Fakti që gjithçka është e shkrirë në Pranverë, lejon arkitektët t’i japin forma të ndryshme dhomave dhe ambienteve të përbashkëta si bari dhe restoranti.
Në total për të krijuar këtë hotel janë përdorur 1000 blloqe akulli, ku secili peshon 2.5 ton.