Në të gjithë vendin janë 260 sipërmarrje agro-turistike. Informacionet për çdonjërën prej tyre janë përfshirë në një aplikacion të vetëm të dedikuar për agro-turizmin.

Aplikacioni i ri i cili do të shërbejë si një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, u prezantua nga ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi.

Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e këtij aplikacioni, ndërsa u fokusuan tek politikat që qeveria ndjek për të ndihmuar çdo sipërmarrje në agroturizem.

Ata u ndalën tek lehtësirat fiskle ku TVSH është bërë 5 % dhe tatimi i fitimit 7 %, ndërsa nuk kanë taksë infrastrukture.