Lideri i Shtetit Islamik (ISIS) Hamza al-Homsi u vra në Siri pas një sulmi ajror të kryer gjatë mbrëmjes së djeshme nga forcat amerikane, së bashku me forcat siriane.

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se katër ushtarakët e plagosur aktualisht po trajtohen në një spital ushtarak në Irak.

“Mbrëmë, gjatë një sulmi me helikopter të SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane në verilindje të Sirisë, u vra Hamza al-Homsi, në këtë operacion u lënduan katër ushtarë amerikanë dhe një qen pune i trajnuar”, tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar pati gjithashtu një operacion të veçantë nga forcat amerikane dhe forcat siriane gjatë të cilit u neutralizua Ibrahim Al Qahtani, zyrtari i Shtetit Islamik.

Ky i fundit po planifikonte të ndihmonte të burgosurit për t’u arratisur nga qendra e paraburgimit. Ndërkohë në janar forcat amerikane gjatë një bastisjeje në Somali lanë te vdekur liderin e organizatës në vend Bilal al-Sudani bashkë më 10 ushtarë të tjerë.