Home SHOWBIZ Goca nëse ju kishin mbaruar idetë, Nicole Scherzinger na tregon fustanin perfekt...

Goca nëse ju kishin mbaruar idetë, Nicole Scherzinger na tregon fustanin perfekt për të shkëlqyer në mbrëmje!

16

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, teksa anëtarja e grupit të famshëm ‘Pussycat Dolls’, paneliste në ‘The Masked Singer’, një show televiziv që transmetohet të dielën në mbrëmje është shfaqur me një fustan të gjelbër.

43- vjeçarja mahniti me format e saj dhe fustani i saj i shkurtër që zbulonte më së miri këmbët e saj na treguan se Nicole nuk njeh moshë. Me detajin e një rripi të hollë në bel, gjysma e veshjes e mbuluar nga xixat dhe takat shumë fine ajo shkëlqeu.

Nichole që prej 2019- ës është shfaqur si paneliste në kompeticionin e këngës ‘The Masked Singer’, që është gjithashtu një show televiziv shumë i ndjekur në Los Angeles.

Rikujtojmë se në vitin 2019 mediat shpërthyen nga video intime e Nicole me ish-in e saj Lewis Hamilton. Video u bë publike nga hakerat dhe në klip shfaqej vetë këngëtarja me kampionin e

Formula 1 teksa putheshin dhe përqafoheshin në shtrat. Dyshohet që pas filmimit të video-s, telefoni i Nicole të jetë hakuar dhe më pas t’i jenë publikuar ato pamje.