Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në Gjeorgji, SHBA.
Policia tha se është në kërkim të autorit të sulmit i cili vrau katër persona në Hampton, Henry County.
“I dyshuari është ende i lirë dhe publiku duhet të shmangë zonën,” postuan zyrtarët e qarkut Henry në Twitter dhe Facebook të shtunën pasdite.
Zëdhënësja e qeverisë së qarkut Melissa Robinson tha për Associated Press “Unë mund të konfirmoj se katër persona kanë vdekur”.
Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m.
Ai kishte veshur një këmishë të errët me nuanca të kuqe. Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte.
