Një person me hark dhe shigjetë sulmoi qytetarët në qendër të qytetit. Skuqi tha se sipas autoriteteve policore norvegjeze, numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë i madh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Konfirmimet janë të policisë, ka të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë të vdekur dhe shumë të plagosur në këtë ngjarje. Autori i ngjarjes ka vepruar i vetëm”, tha gazetari shqiptar me banim në Norvegji, Telnis Skuqi.  Disa qytetarë norvegjezë dhe jo vetëm, janë ekzekutuar me praktika mesjetare, me hark dhe shigjetë.