Kryeqyteti i Irakut, Bagdat është sulmuar me bombë ditën e djeshme pasdite, nga ku humbën jetën 35 persona, ndërkohë 60 të tjerë janë plagosur.

Sipas Guardian, sulmi ka ndodhur në një treg të lagjes Sadër Siti, teksa qytetarët po bënin blerjet e fundit për festën e Kurban Bajramit, e cila festohet sot.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Ata njoftuan se një nga pjesëtarët e grupit terrorist shpërtheu jelekun me bombë në mes të turmave.

“Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit… ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, ka shkruar në Twitter presidenti i Irakut, Barham Salih.

ora tv