Trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksandr Kulik është vrarë nga rusët. Ai ka mbetur i vrarë derisa ishte duke u munduar t’i ndihmonte qytetarët afër qytetit Suma që të evakuoheshin dhe të shpëtonin nga bombardimet e agresorit rus.

“Ne i shprehim ngushëllime familjes”, ka shkruar Federata Ukrainase e Çiklizmit, e cila ka mbetur e tronditur me lajmin. Edhe Unioni Evropian i Ciklizmit ka mbetur i tronditur nga ky lajm.

“Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë nderisa po mundohej t’i evakuonte civilët. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij, miqtë dhe për Federatën Ukrainase të Çiklizmit, por edhe presidentit të saj, Andriy Hrivko”, shkruan në profilin zyrtar.

Kulik është personi i katërt nga bota e sportit ukrainas që vritet brenda pak ditësh. Të martën ishte vrarë 19 vjeçari Yevhen Malyshev, i cili e kishte përfaqësuar Ukrainën për të rinj në sportin e biatlonit. Gjithashtu, në këtë luftë u vranë edhe dy futbollistë ukrainas, Vitaliy Sapy?o e Dima Martynenko. Aleksander Kulik ishte babai i çiklistit lider të Ukrainës, Andriy Grivko. 32-vjeçari ishte kampion i Ukrainës para më pak se tre vjetësh dhe sigurisht se sugjerimet i ka marrë nga babai i tij tashmë i ndjerë.