Shërbimet publike online në vend dhe faqet e tjera qeveritare në vendin tonë janë mbyllur përkohësisht nga AKSHI pas një sulmi kibernetik.

Sipas ABC, ka të dhëna që të bëjnë të dyshon për një sulm mjaft të avancuar, të tipit Ransomware përmes të cilit po synohet marrja nën kontroll e sistemit të komunikimeve dhe shërbimeve online të qeverisë shqiptare.

Kjo nuk është diçka e zakonshme. Është një sulm shumë i avancuar dhe mjaft i rrezikshëm. Nuk përballemi shpesh me diçka të tillë. Është njëlloj sikur dikush të të pushtojë me ushtri, por në rastin në fjalë kjo ushtri është online. Uroj që AKSHI të këtë marrë masat e duhura dhe besoj se në lojë do të futen edhe aleatët pasi situate është serioze”, tha ekspert i sigurisë kibernetike.

Virusi “Ransomware” konsiderohet tepër i rrezikshëm pasi përmes tij, sulmuesit i krijojnë vetes akses në të gjitha të dhënat e faqeve/ databazave duke marrë tërësisht kontrollin e tyre. Pasi kanë marrë kontrollin, ata heqin mundësinë e aksesit të kujtdo tjetër duke mbyllur sistemin ndaj tentativave për të rikthyer materialet. Eksperienca ka treguar që në rastet e sulmeve të tilla, institucionet apo kompanitë nuk i kanë rikthyer më materialet në databazë.

Nga ana tjetër Report TV raporton se sulmi ndaj faqeve publike shqiptare ka dyshime se vjen nga Rusia.  Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.