Një person është arrestuar në Lezhë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të vazhdimit të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

28-vjeçari Geri Lika u vu në pranga, ndërsa i ati i tij, Zyhdi Lika, 48 vjeç u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Operacioni policor i koduar “Gold and Guns” u finalizua nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër)./abcnews.al