Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur marrjen fund të Super Ligës së Evropës pasi kjo e fundit “i mbylli hesapet” për shkak të tërheqjes së gjashtë skuadrave të Premier Ligës, të përfshira në Superligën Evropiane.

Në rrjetet sociale, Duka vuri në dukje se Liverpooli, Tottenham, Arsenali, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea vendosën të tërhiqeshin nga kjo aventure dhe të ribashkuar me familjen e UEFA-s.

Gjithashtu, President i FSHF shprehu falënderime dhe mirënjohje për të gjithë komunitetin e futbollit konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatëse, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët anembanë botës për mbështetjen.

‘Super’ Game over!!!

Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane per krijimin e te ashtequajtures Super Lige deshtoi.

Pershendes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze te cilat moren vendimin per tu terhequr nga kjo aventure dhe per tu ribashkuar me familjen tone, UEFA-n, nje reflektim i menjehershem per te mos vijuar me rrugetimin pa krye.

Falenderime per te gjithe komunitetin e futbollit, i cili u bashkua ne unitet e solidaritet unik per te mbrojtur vlerat e verteta te trashegimise sone me te cmuar, futbollit, lojes me te bukur ne bote.

Falenderime te vecanta e mirenjohje per Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombetare, qeverite e vendeve perkatese, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe vecanerisht tifozet pasionante anembane botes per nje mbeshtetje te pakrahasueshme dhe per shpirtin e solidaritetit te treguar.

Jam i bindur se, si ne cdo moment te veshtire qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte

Se bashku jemi me te forte” , tha Duka.

Faxweb.al