Ka përfunduar numërimi i 226 kutive në qytetin e Vlorës dhe ka fituar bindshëm kandidati socialist, Ermal Dredha me 28243 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Hysni Sharra me 11787 vota.
Po ashtu ka dalë edhe ruloti për këshillat bashkiakë, ku Partia Socialiste ka siguruar 39 mandate, 6 koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, 2 Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, 1 Partia Demokracia Sociale, 2 Partia Demokratike, 1 Aleanca Progresiste LZHK./abcnews.al


