Kryetari i Bashkisë Gramsh ka zhvilluar një tur takimesh e dëgjesash në disa njësi administrative të bashkisë për Buxhetimin me Pjesmarrje të vitit 2021.

Takimet Taçe i nis në Njësinë Adminstrative Poroçan,Bashkia Gramsh me anëtarët e Këshillave të fshatrave,ku u diskutuan disa nga pikat kryesore për buxhetin e vitit të ardhshëm për këtë bashki.

Po kështu, një tjetër takim është zhvilluar me Kryetarët e fshatrave në Njësinë Administrative Pishaj ku u diskutuan gjatë problematikat me të cilat ky komunitet përballet.

Zhvillimet e bisedimeve me banorët e zonave përkatëse janë bërë publike nga vetë Kryetari i Bashkisë Gramsh,Klodian Taçe përmes disa fotove të postuara në llogarinë e tij në “Facebook”.