Një shpërthim me tritol ka ndoshur rreth orës 04:45 në banesën e 49-vjeçarit Talo Çela në fshatin Katund i Ri,Elbasan.

Policia ka bërë të ditur se nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë nga policia:

“Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”