Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes lobuesit dhe ish të dërguarit Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ofroi ndihmë për rënien politike të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, raporton gazeta malazeze Vijesti.

Siç merr vesh ky medium, Grenell është takuar me një grup kongresmenësh të Partisë Republikane më 1 dhjetor në hotelin Trump në Uashington, ku në takim ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç , bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit për një kohë të gjatë.

Sipas Vijesti, Grenell, i cili ishte i dërguari special i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për Kosovën dhe negociatat Beograd-Prishtinë, në atë takim e prezantoi Dodikun si një faktor të madh përçarës në Ballkan dhe Vuçiqin si partner dhe stabilizues të mundësitë.

Ndër kongresmenët që morën pjesë në takim ishin Claudia Tenny , Mike Turner dhe Nicole Maliotakos.

As ata dhe as Grenell nuk iu përgjigjën pyetjeve të “Vijesti” lidhur me atë takim.

Grenel deklaroi në takim se Vuçiç do të ishte i gatshëm të ndihmonte në tërheqjen ose largimin e Dodikut dhe se ai e ofroi Zeljka Cvijanoviçin si alternative.

Në këmbim, Vuçiç shpreson se kjo mund të përmirësojë imazhin e dëmtuar, veçanërisht në prag të zgjedhjeve që vijnë në pranverë.

Një grup kongresmenësh amerikanë nga demokratët së fundi i dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën kritikonin ashpër Presidentin e Serbisë për akuzat për korrupsion dhe presion brutal ndaj mediave, madje kërkonin shqyrtimin e sanksioneve.

Mediat në Serbi kanë shkruar edhe më herët për lidhjet mes Grenellit dhe Vuçiqit, si dhe është përcjellë pretendimi i Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike se Serbia po i paguan shtrenjtë shërbimet e Grenelit, i cili në mënyrë jo bindëse u mohua nga qeveria serbe.

Siç merr mediumi malazez Vuçiç i është ankuar Dodikut dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të fundit në Beograd.