Takimi i tyre ishte ndër lajmet kryesore të medieve ndërkombëtare, sigurisht për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar – shmangia e luftës në Ukrainë.
Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka.
Për këtë qëllim shërbeu tavolina me madhësi të jashtëzakonshme e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri.
Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë.