Sali Berisha do të prezantojë sot në Lushnje kandidatin i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Zoti Berisha njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në sallën e Pallatit të Kulturës.

“Njoftim!

Nesër, ditën e mërkurë, më datë 9 shkurt, në ora 17:00, në Sallën e Pallatit të Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Z. Elton Bano. Ftoj të gjithë banorët e Lushnjes të marrin pjesë! Sb”