Presidenti rus, Vladimir Putin, ps përfundimit të takimit me homologun e tij të SHBA-së ka dalë në konferencë për shtyp.
Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi”. Ai thotë se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike.
Po ashtu ai tha se Rusia është gati të bashkëpunojë për çështjen e Ukrainës.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me sulmet kibernetike midis Rusisë dhe SHBA, Presidenti Putin tha se ai dhe Biden ishin “angazhuar për diskutime” mbi sigurinë kibernetike.
“Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme” për të dy vendet,” tha ai, duke treguar një sulm të fundit ndaj një sistemi tubacioni amerikan të naftës në Teksas dhe një sulm ndaj një sistemi shëndetësor në Rusi.
“Unë nuk mendoj se administrata amerikane është veçanërisht e interesuar ta shikojë atë. E gjithë ajo që ata bëjnë është të bëjnë insinuata, ajo që na duhet është të bëjmë konsulta me ekspertë.“- shtoi më tej.
ora news