Presidenti Putin i dha Joe Biden një kompliment të rrallë, duke e përshkruar atë si një “burrë shteti me përvojë”.

Gjatë një konference për shtyp, që ka mbajtur pas takimit me homologun e tij të SHBA, Putin tha se Biden është  shumë ndryshe nga ish-Presidenti Donald Trump.

“Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump. Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. E prisja këtë. Ai foli për familjen e tij dhe bisedimet që bënte me të ëmën. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”-tha Putin. 

ora news