Një stërvitje e artilerisë greke dhe amerikane në kuadër të “Defender Europe21” për pak ka shkaktuar tragjedi në Volos të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se disa nga predhat kanë vrarë një numër të madh delesh të një bariu, i cili ishte duke i kullotur pranë poligonit të qitjes. Madje, predhat kanë rënë pranë vendit ku qendronte bariu duke i rrezikuar atij jetën.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë tha më pas për mediat se artileria nuk kishte gabuar në shënjestër, por kishte qenë bariu me delet që kishin hyrë brenda poligonit të qitjes duke shkaktaur situatën në fjalë.