Ismail Hoxha, ekspert turizmi, ka qenë i ftuar në Fax News këtë të shtunë për të folur mbi nisjen e sezonit turistik këtë vit në Shqipëri.

Sipas Hoxhës, suksesi i këtij sezoni turistik varet i gjithi te mënyra sesi do na klasifikojnë vendet e huaja. Pra nëse ata nuk na klasifikojnë zonë jeshile, atëherë do të kemi më pak turistë që vizitojnë vendion tonë.

Duke bërë një krahasim midis turistëve shqiptarë dhe atyre të huaj, eksperti i turizmit vuri theksin te fakti që tashmë të huajt janë bërë si shqiptarët, rezervojnë vetëm në momentet e fundit.

I pyetur kush janë turistët që pritet të vizitojnë më shumë Shqipërinë, Hoxha u shpreh se për shkak të pandemisë pritet të jenë turistët nga vendet e BE-së, kjo për shkak të frikës që lidhet me mundësinë e një tjetër mbyllje, prandaj dhe turistët kërkojnë që të jenë afër vendit të tyre.

Intervista: 

 Trendi që duket është shumë i mirë. Një element shumë i rëndësishëm varet sesi do të klasifikohet Shqipëria në vende të ndryshme të botës për sa i përket pandemisë. Shifrat i kemi të ulëta. Shpresoj që masat të lirohen. Më e rëndësishëm është që shtetet e tjera ta klasifikojnë si pa rrezik. Nëse Shqipëria nuk është me ngjyrë jeshile, atëherë do të kemi më pak vizitore. Asnjë person nuk vjen për pushime nëse ka rrezikun kur të kthehet mbrapsht të rrijë në karantinë.

Kanë qenë rezervimet më të shpejta. Shqiptarët më parë rezervonin në momentet e fundit, tashmë janë bërë dhe të huajt që rezervojën në momentin e fundit. Rezervime ka pasur, fluksi është i mirë, por vetëm kanë qenë rezervime të momenteve të fundit. Nuk rezervon më njeri një muaj e gjys përpara. Kanë të drejtë nga njëra anë, në momentin që nuk e dimë s’kemi si të rezervojmë.

 Një lloj tendence nga Europa. Pandemia ka sjellë shumë gjëra të këqija, por ndër të tjera ka krijuar një efekt që njerëzit nuk preferojën të udhëtojnë jashtë. Shoh që Europa është më e përqëndruar që të vijë në Ballkan, në Shqipëri. Edhe nëse pandemia po largohet, përsëri e ndjejnë rrezikun e mbylljes, prandaj nuk duan të largohen nga vendi i tyre.