Ish-ylli i “One Direction” po synon të lancojë markën e tij kozmetike. Thuhet se do të nxjerrë në treg produkte bukurie dhe parfume.

Së fundmi, “Us Weekly” ka raportuar se ka siguruar dokumentet zyrtare të markës së quajtur “Styles, Harry Edward”.

Në këto dokumente thuhet se Harry është drejtori i kompanisë bashkë me Emma Spring, e cila ka punuar me muzikantin për vite me rradhë. Megjithëse Styles nuk ka një përvojë të mëparshme në fushën e bukurisë, ai është cilësuar si një ikonë stili.

Përsa i përket jetës personale, ai dhe Olivia Wilde prej mujash përfliten për një histori dashurie, që ata të dy nuk kanë preferuar ta pranojnë ende publikisht. Megjithatë shenjat dhe fotot e shumta i kanë vendosur vulën marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, Harry dhe Olivia janë parë duke shijuar një mbrëmje në një lokal në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duke qenë se masat e izolimit në Londër janë lehtësuar, dyshja kishin vendosur të dilnin bashkë për të konsumuar darkën dhe për të pirë.

“Ata dukeshin shumë të afërt në një ambient intim për dy veta larg njerëzve të tjerë. Ata kanë buzëqeshur me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes. Ishin shumë të sjellshëm dhe përshëndetën stafin para se të dilnin bashkë”, ka thënë një burim për “Mirror”, teksa ka shtuar se Olivia e ngacmonte herë pas here Harry-n me këmbë.