Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 3 të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Misioni”, ku të pandehurit dyshohet se do të kryenin krim kundrejt pagesës.

Gjykata ka lënë në burg Aldi Mustafën, Uran Zykën dhe Tahirin Gjinikën, ndërkohë që seanca është mbajtur me dyer të mbyllura.

Burime bëjnë me dije për Fax News, se ka qenë Uran Zyka ai që ka marrë përsipër pronësinë e armëve, por nuk ka pranuar se është nisur për kryerjen e ndonjë krimi.

Kujtojmë se tre të dyshuarit u arrestuan dy ditë më parë në Durrës, ku iu gjetën me vete armë zjarri, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe një laptop. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të tregojë se kush i ka paguar, dhe as planin për ndonjë krim të mundshëm.

Mustafa, 35 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

Po ashtu Uran Zyka, 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

fax