Një nga grimieret shqiptare më të njohura në botë, Romina Pashollari, ka qenë prezente së fundmi në sfilatën e markës Dolce&Gabbana e cila u mbajt disa ditë më parë në Venecia. Mes të tjerëve, ajo ka grimuar edhe drejtuesen ikonë të revistës së modës ‘Vogue’, Anna Wintour.

Për të ky ishte një emocion i veçantë, siç shkruan edhe në përshkrimin e fotos. Romina Pashollari prej vitesh punon për marka të njohura në fushën e modës, por kjo sfilatë për të ka qenë e vecantë, edhe pse gjithcka shkoi keq në fund për shkak të stuhisë së shiut.