Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e paraqitur nga 8 shtetas të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”.
8 të arrestuar kërkuan masa më të buta sigurie teksa janë të implikuar nga dëshmia e të penduarit të drjetësisë Nuredin Dumani.
Bëhet fjalë për të Agron Qoli, Altin Ndoci, Ardian Uzuni, Elvis koci, Fatos Gosa, Gentian Sharra, Ilirian Feci dhe Petrit Qoli.
Ata kërkuan një masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg. Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste.