Është zhvilluar këtë të martë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Gjatë diskutimit Grida Duma drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve.

Diskutimi për projektbuxhetin e parashikuar nga qeverisë për vitin e ardhshëm u shfrytëzua nga opozita në Kuved për të kërkuar llogari nga qeveria lidhur me largimin masiv të të rinjve shqiptarë.

Në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Sociale, deputetja demokrate Grida Duma deklaroi se Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në vend që të flasë për paratë duhet të përgjigjet se çfarë masash ka marrë institucioni që ajo drejton për parandalimin e këtij fenomeni.

Grida Duma: “I keni parë shifrat që keni dërguar vetë?! 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë në 5 vite”

Ministrja tregoi se masat e marra ndaj shpopullimit të vendit janë në nivel konsultash me organizatat rinore.

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Të hënën ministria Muzhaqi tha se vlera e buxhetit për 2023-n për ministrinë eshte 5 miliard lekë, por fakti qe nuk argumentoi dot nje ndarje se sa shkonte per femijet dhe sa per te rinjte beri qe Duma te nderpriste mbledhjen.