Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-sekretarin e shtetit Amerikan, Mike Pompeo, i cili ndodhet në Shqipëri për herë të parë.
Duket se takimi ka qenë shumë miqësorë në ambientin e hotel Sheraton, pasi Rama dhe Pompeo shihen të buzëqeshur e teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.
Pompeo pak më parë ishte present gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për deversifikimin e tregut të gazit.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë .Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshem” shkruante Rama në postimin e tij.
Pompeo, ish-sekretar shteti gjatë presidencës së Donald Trump nga viti 2018 deri në 2021 do të jenë të pranishëm gjatë një konference kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, e cila është organizuar nga Taulant Balla.