Një autobus urban i linjës së Kombinatit është aksidentuar paraditen e sotme në Tiranë, në zonën e “Misto Mames”. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se autobusi urban është përplasur me një kosh mbeturinash, por nuk dihet dinamika e ngjarjes; nëse shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshin, apo urbani ka pësuar defekt dhe ka dalë nga kontrolli.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit urban ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshin e mbeturinave. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.