Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës të javës që lamë pas. 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera janë goditur nga “Rrugorja” Tiranë.

Ndërkohë janë arrestuar dhe proceduar 36 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.   

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.