Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb ka folur për motin që do të shoqerojë vendin tonë në javët në vazhdim.
Adiola Bani tha se ditën e sotme moti paraqitet i paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme pothuajse në të gjithë vendin.
Duke filluar nga dita e nesërme do të ketë kthjellime por gjithashtu do të ulen temperaturat në mënyrë të ndjeshme.
Duke folur për dimrin e ‘vërtetë’, Adiola Bani u shpreh se presim që të fillojë nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit
Moti fundjavë dhe në vijim? Në fakt dita e sotme paraqitet me mot të paqëndrueshëm. Kryesisht vranësira dhe reshje shiu në zonat veriperëndimore. Më pak reshje në zonat qëndrore. Në fakt gjithë dita do të paraqitet e tillë me vranësira të shpeshta dhe me rrebeshje shiu herë pas herë. Ajo që vlen të theksojmë është që dita e diel do na sjellë mot të kthjellët, me shumë pak reshje të izoluara në zoant jugore. Dita e diel do sjellë edhe ndryshim të qarkullimit të masave të ajrit që vijnë nga veriu i Europës duke sjellë rënie të temperaturave. E diela do të sjellë rënie me të paktën 4-5 gradë celcius sidomos në orët e para të mëngjesit. Presim një periudhë 3-4 ditore që do paraqitet me mot të kthjellët por të fothtë. Të paktën deri mesin e javës që vjen do të mbetemi me temperatura të ulëta tipike si në fillim të dhjetorit por me mot të kthjellët.
Zonat bregdetare? Gjatë orëve të pasdites dhe gjatë ditës së diel do të ketë forcim të parametrit të erës, sidomos në bregdetin e Adriatikut. Jo se do të bëjnë plazh, por prezenca e erës do të jetë goxha e ndjeshme. Më pas presim qetësim të situatës nga dita e hënë e në vazhdim. Rënia e temperaturës dhe era do t’i bëjnë temperaturat të ndihen më të ftohta.
Dimri i vertete? Për sa i përket reshjeve të dëborës, nuk presim prezencë të reshjeve të deborës as në Korçë as në cverilindje të Shqipërisë. Presim reshje shumë të pakta dëbore në Malin e Zi por jo në Shqipëri. Nnëtori do të jetë me temperatura me 1-2 gradë më shumë se vlerat normale klimatike, gjithashtu dhe gjatë dhjetorit është parashikuar të jetë më i ftohtë. Presim që dimrin e vërtetë ta ndiejmë në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit. Siç e vumë re kemi pasur një tetor që kemi ka sjellë dimër, vjeshtë, pranverë, kshuqë ështe ende herët për të folur për parashikim të saktë për dimrin.
Rajoni? Moti i paqëndrueshëm do të sjellë reshje të pakta shiu në Kosovë dhe Maqedoni duke filluar nga pasditja e sotme. Dita e diel do të sjellë mot të kthjellët dhe ftohtë, duke bërë që vlerat minimale të zbresin në -1 dhe -2 në Kosovë. Presim një fillim jabve të ftohtë.