26 gushti njihet ndryshe edhe si dita ndërkombëtare e mikut më të mirë të njeriut, qenit. Kjo dite na kujton se sa e rëndësishme është bërë kjo kafshë shtëpiake në jetën tonë. Gjithnjë e më shumë jane shtuar  njerëzi që mbajne një qen. Për më tepër, shkenca barazon marrëdhënien që kemi me kafshën tonë dhe mënyrën se si ndihemi për të me ndjenjën që kanë prindërit për fëmijët e tyre. Por si trajtohen qente ne Shqiperi dhe ne vecanti ne qytetin e Elbasanit? Shpesh ne rruget e qytetit ndeshesh me qen endacakë te cilet jane te dhunuar te lene rrugeve pa asnje kujdeske. Mbrojtja dhe mirqenia e tyre eshte ne rrezik, shume fondacione te krijuara per te mbrojtur kafshet jane ne qetesi te plote. Te pyetur qytetaret Elbasanas per Egnatia News shprehen se cdo dite shohim qen te cilet jane te keqtrajtuar dhe te pa vaksinuar ku shpesh jane rrezik per qytetaret pasi mund te perhapin infeksione te ndryshme. Ata kerkojne qe bashkia Elbasan te jete sa me konkrete punen e saj sa i takon strehave per qente e rruges.

Nga ana tjeter organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e kafshëve te rruges ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.