Këngëtarja e njohur Eni Koçi feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjet Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, por pa dyshim që urimin më special e ka marrë nga bashkëshorti Genc Prelvukaj.

Këngëtari i ka bërë një dedikim tepër emocionues bukuroshes nga Shqipëria, duke e krahasuar me “lulen më të bukur” që ekziston.

Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur.”