Pritja e madhe ka mbaruar.

Tashmë gjithçka është gati për kurorëzimin e mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij mbretëreshës Camilla.

Të shtunën në orën 11 me orën lokale (12 në Shqipëri), ceremonia në Ëestminster Abbey, në prani të mbi 2200 të ftuarve, përfshirë krerë të kurorëzuar dhe krerë shtetesh, do të hapë fundjavën e gjatë të festimeve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Më poshtë është i gjithë programi, ditë pas dite kurorëzimi.

E shtunë 6 maj

Ajo e Charles III do të jetë një ceremoni më e efektshme dhe më pak e kushtueshme se ajo që 70 vjet më parë, kishte shenjtëruar nënën e tij Elizabeth II si sovrane të Mbretërisë së Bashkuar.

Një shërbim kishtar i drejtuar nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, në të cilin mbreti i ri do të marrë një investim zyrtar dhe kompetencat e kreut të Kishës së Anglisë.

Në orën 10:20 me orën lokale do të fillojë procesioni i cili do të shohë Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në bordin e Karrocës Shtetërore Jubilare të Diamantit të Elizabeth II. Më pas rituali do të ndahet në 5 faza: njohja dhe prezantimi i mbretit para popullit, betimi  i mbretit.

Në vijim, momenti më i shenjtë dhe më intim i ceremonisë: ai i vajosjes me  vaj të shenjtë, simbol i fuqisë shpirtërore. Më në fund do të jetë radha einvestimi dhe kurorëzimi: Charles do të ulet në një fron prej druri të ndërtuar mbi 700 vjet më parë dhe këtu ai do të mbajë, për herë të parë dhe të vetme, kurorën e Shën Eduardit. Mbretëresha Camilla do të kurorëzohet edhe me kurorën e Mbretëreshës Mari.

Në fund të ceremonisë, kortezhi i udhëhequr nga karroca mbretërore do të niset drejt Pallatit Buckingham për përshëndetjen tradicionale të turmës nga ballkoni. Për të përfunduar festimet e ditës të shtunën, ka një shfaqje të  Shigjetave të Kuqe , një traditë që daton që nga kurorëzimi i Eduardit VII në 1902.

E diel 7 maj

Festimet e së dielës do të fillojnë me Drekën e Madhe tradicionale të Kurorëzimit, e cila konsiston në organizimin e piknikëve, ahengjeve në rrugë dhe lagje në qytetet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar. Sidoqoftë, në mbrëmje është planifikuar një nga ngjarjet më të pritura ndonjëherë:  Koncerti i Kurorëzimit në Kështjellën Ëindsor.

Një ngjarje e hapur për publikun në të cilën Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla – së bashku me 10,000 spektatorë me fat – do të ndjekin një shfaqje të mrekullueshme, të organizuar dhe transmetuar nga BBC.

Për këtë rast priten shumë të ftuar nga Katy Perry tek Andrea Bocelli, Lionel Richie.

E hënë 8 Maj

Dita e fundit e festimeve zyrtare është caktuar për të hënën, e cila është shpallur festë kombëtare. Dita do t’i kushtohet tërësisht vullnetarizmit. Në fakt, sovranët u kanë kërkuar nënshtetasve të tyre të festojnë duke dhuruar për një bamirësi lokale. Dita u organizua nga shoqata të ndryshme duke përfshirë Shërbimin Vullnetar Mbretëror, Skautët, Koalicionin Together dhe Trustin Kombëtar.