Një moderator në Samsung Community ka zbuluar listën e shërbimeve të kameras, që gjenden aktualisht në Galaxy S22, të cilat do të vijnë në pajisjet më të vjetra përmes update-it One UI 4.1.

Në listën e këtyre shërbimeve përfshihen night portrait, telephoto portrait mode, Director’s View, pet recognition dhe një ndërfaqje më e pastër e aplikacionit. Shpërndarja e këtyre shërbimeve do të jetë e ndryshme në smartphone të ndryshëm, prandaj kërkoni më poshtë nëse smartphone-i juaj do të mund të përfitojë nga ky update.

  • Night portrait functionsGalaxy S21, S20, Note 20, Z Fold 2, Z Fold 3, Z Flip 5G, dhe Z Flip 3.
  • Pet recognitionGalaxy S21, S21 FE, S20 FE, Note 20, Z Fold 2, Z Fold 3, Z Flip 5G, dhe Z Flip 3.
  • Lighting position editing functionsGalaxy S21, Galaxy S21 FE, Galaxy S20 FE, Galaxy Z Fold 2, Galaxy Z Fold 3, Galaxy Z Flip 5G, Galaxy Z Flip 3.
  • Telephoto portrait videoGalaxy S21, Galaxy S21 FE, Galaxy Z Fold 3.
  • Director’s View i përmirësuarGalaxy S21, Galaxy Z Flip 3, Galaxy Z Fold 3.
  • Integrimi në SnapchatGalaxy S21.

Ne besojmë se variantet Plus dhe Ultra përfshihen në këtë listë, dhe pse nuk janë përmendur veçanërisht.

Gjithashtu shërbimi Expert RAW, që u prezantua për Samsung Galaxy S21 Ultra vitin e kaluar, pritet të vijë dhe në disa pajisje të tjera gjatë këtij viti. Këto pajisje mund të jenë Galaxy S20 Ultra, Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Fold 3.

Për sa i përket lançimit të update-it One UI 4.1, besohet se do të nisë shpërndarjen duke filluar nga dita e sotme në rajone të caktuara.