Italia dhe Holanda janë dy nga tre përfaqësueset që kanë mbyllur fazën e grupeve me pikë të plotë, nëntë. “Azurrët” kanë befasuar jo pak opinionin sportiv duke na shfaqur një lojë shumë ndryshe, një futboll sulmues, dhe shifra perfekte. Jo vetëm paraqitja e tyre në “Euro2020” por i gjithë rrugëtimi me Manicini në stol ka bërë që Italia të shihet si një nga favoritët për të shkuar në finalet e Wembley. Jo të gjithë sigurisht e shohin në këtë mënyrë, De Ligt është një prej tyre që pret ta shoh Italinë në përballjet me ekipet e mëdha:

“E kam ndjekur mirë Italinë, mendoj se kanë një futboll të bukur. Për momentin janë takuar me tre ekipe të mira por duhet ende të përplasen me përfaqësueset e mëdha, si Franca për shembull”, u shpreh mbrojtësi i Juves duke shtuar: “Sigurisht ata kanë një stil jo natyral italian, sepse sulmojnë shumë. Më ka pëlqyer një detaj, fakti që deri më tani kanë luajtur të gjithë lojtarët”.

fax web