Rama: Të lëmë pas Sherrin, konfuzionin kundër interesave të familjeve shqiptare dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri vjen kjo nismë e re për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Ne me një pyetësor që do e ketë çdo shqiptar brenda apo jashtë vendit, do I japim jetë një çështjeje strategjike për vendin dhe ekonominë tonë.
Duhen lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej gjërave që na ndajnë për të hedhur hapa të rëndësishëm para. Për vendime qe kanë impact të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e shtëpisë sonë me jashtë, me ekonominë tonë dhe në përpjekjen jetike për të thelluar arritjet dhe njëkohësisht adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës për drejtësi.