Në një kohë kur dhjetra qytetarë presin në radhë për të marrë dozën e dytë të vaksinës në sheshin Skënderbej, dhe hasen me mungesë prej pothuajse një jave, këngëtari Ledri Vula, vetëm 34-vjeç ka ardhur nga Kosova për t’u vaksinuar në Shqipëri.
Edhe pse mund ta kemi shumë xhan Ledrin si artist, mbetet e paqartë klauzola nga e cila ai ka përfituar për të marrë vaksinën, sa kohë që grupmosha që po përfiton tashmë në Shqipëri është ajo mbi 58-vjeç, shumë larg moshës që ka këngëtari i njohur nga Kosova.
Siç edhe shihet nga pamjet që kanë postuar mediat në Kosovë, Ledri jo vetëm që është vaksinuar, por ka rrëmbyer dhe vëmendjen e të pranishmëve, të cilët kanë përfituar për të bërë foto me të.
Mirë Ledri, me shëndet vaksina, por çfarë t’iu themi prindërve tanë që ende nuk e kanë siguruar dozën e parë, ti qetësojmë me ndonjë prej hiteve të tua të verës?