Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve në Brazil. Mediat raportojnë se për shkak të rrëshqitjes së dherave në shtetin juglindor brazilian të Rio de Zhaneiro, kanë humbur jetën 14 persona mes të cilëve 7 fëmijë.
Reshjet e shiut që kanë filluar që të enjten kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheras.
Sipas autoriteteve një rrëshqitje dheu në qytetin Paraty vrau të paktën tetë njerëz një baba dhe shtatë nga fëmijët e tij të moshës 2 deri në 17 vjeç. Një fëmijë i shtatë u shpëtua dhe u transportua në një spital.
Të paktën katër persona të tjerë u plagosën, pasi shtatë shtëpi u goditën nga rrëshqitjet e dheut në komunitetin bregdetar të Ponta Negra, sipas zyrtarëve në Paraty. Ndërsa më shumë se 22 lagje pësuan përmbytje dhe 71 familje u zhvendosën.
Në qytetin Angra dos Reis, një vajzë 4-vjeçare dhe një adoleshente u vranë dhe të paktën nëntë persona rezultuan të zhdukur.
Zjarrfikësit e shtetit të Rio de Zhaneiros dhe autoritetet e mbrojtjes civile janë vendosur në qytetet e prekura për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve. Mbrojtja Civile nuk ka një vlerësim se sa persona janë të zhdukur deri më tani./abc